Lajme

Mehmetaj: Kurti si një frikacak u paska bërë lutje opozitës për takim, pasi i ofendoi dhe tentoi t’i poshtërojë

By GAZETA SCANNER 1

May 11, 2024

Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi që kryeministri, Albin Kurti, iu ka dërguar ftesë për darkë pune liderëve të opozitës.

Mehmetaj ka thënë se Kurti është i mbështetur për muri si një frikacak i dëshmuar, iu ka bërë lutje partive opozitare që të takohen më të.

“Pasi i ofendoi në format më të liga dhe tentoi t’i poshtërojë duke iu thënë edhe “juve ju kërkon Vuçiç-i”, Albin Zajednica i mbështetur për muri si një frikacak i dëshmuar u paska bërë lutje partive opozitare që të takohen me të.” – ka shkruar Mehmetaj.

Ai tutje ka thënë se pranimi i kësaj ftese është legjitimim i akuzave e shpifjeve të tij.

“Pranimi i kësaj ftese dhe ulja në tavolinë me këtë fatkeqësi kombëtare është legjitimim i akuzave e shpifjeve të tij. Ky nuk është kryeministër normal, qeverisja e tij nuk është qeverisje normale, prandaj trajtimi i tij me normalitet është krejtësisht absurd.” – ka përfunduar Mehmetaj.