Lajme

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

By GAZETA SCANNER

September 16, 2024

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma pak sovranitet të Kosovës si shtet”, kështu deklaroi analisti Lirim Mehmetaj për prezencën e trupave të KFOR-it dhe rritjen e tyre pas sulmit në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

Mehmetaj në “Debat Plus” tha se mesazhi që ka përcjellur Lëvizja Vetëvendosje me VVideon e parë të “fushatës zgjedhore” ka nisur me suksesin në veri të Kryeministrit, Albin Kurti dhe guximin e tij për luftimin e bandave në veri.

“Ideja ka qenë: Albin Kurti shumë i suksesshëm në veri, parti tjera nuk kanë pse me u marrë me veriun. Albin Kurti jo aq I suksesshëm me pjesë të tjera. Partitë tjera le ta sulmojnë aty nëse ka nevojë. Prej klipit të pare elektoral dhe me koncentru fushatën e vet në suksese në veri dhe guximin e Kurtit me I luftu bandat, dhe njëjtën kohë me shtri sovranitetin në atë pjesë”, tha Mehmetaj.