Në emisionin “Debat Plus” është ngritur një debat në mes kryeredaktorit të Albanian Post dhe ish-deputetit të LDK-së, Fadil Geci sa i përket se a kishte UÇK-ja strukturë të organizuar dhe hierarki.
Mehmetaj i është drejtuar Geci që ky është dëshmia që Gjykata Speciale do të dështojë pasi, pasi sipas Mehmetaj, bazuar në fjalët e Gecit nuk ka strukturë të organizuar dhe hierarki.
“Ti je dëshmia më e mirë që Gjykata Speciale ka me dështuar, që s’ka eksituar struktura e organizuar”, ka thënë Mehmetaj.
Geci: Kush e ka shkru Komunikatën 59?
Mehmetaj: Nuk e di, janë do versione. A je kanë në UÇK dhe a e ke respektu hierarkinë, strukturën organizative?
Geci: Unë kam qenë një ndër të parët në UÇK, unë e kam respektua shtetin e Kosovës, jo atë, jo grupet.
Mehmetaj: A pe she pra që s’ka ekzistuar një strukturë e përbashkët e organizmit.