Lajme

Mehmetaj: Edhe 2 milionë të tjera të avulluara për projektimin e digës së Pollatës në Podujevë

By GAZETA SCANNER 1

December 12, 2024

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka raportuar për skandalin e radhës rreth ndërtimit të tri digave për akumulim të ujit në Kosovë. Mehmetaj zbuloi se vetëm për fazën e projektimit të digës së Pollatës në Podujevë “janë avulluar 2 milionë e 225 mijë euro, një shumë stratosferike kur krahasohet me shpenzimet për projekte të ngjashme në shtete të Bashkimit Evropian, tha ai.

“Për këtë digë, vetë Projekti kryesor i ka kushtuar Kosovës plotë 2 milionë e 225 mijë euro. Për të njëjtën gjë, në Kroaci, në një vend të Bashkimit Evropian, janë dashur vetëm 265 mijë e 445 euro e 97 centë. Pra, në Kosovë ka kushtuar e njëjtë gjë 1 milion e 959 mijë e 555 euro më shumë se në Kroaci.” – tha Mehmetaj.

Skandali i njëjtë, sipas gazetarit Mehmetaj, ka ndodhur edhe në rastin e digës së Kuqicës ku janë shpenzuar “1 milion e 823 mijë euro më shumë se në Kroaci.”

“Njëjtë për digën e Kuqicës janë shpenzuar 1 milion e 823 mijë euro më shumë se në Kroaci. Në veç këto dy raste bëhet fjalë për vjedhje të diçka më shumë se 3 milionë e 700 mijë eurove.” – bëri të ditur gazetari Mehmetaj.

“Në veç këto dy raste bëhet fjalë për vjedhje të diçka më shumë se 3 milionë e 700 mijë eurove. Këto janë para vetëm të projektimit. Ndërtimi i këtyre digave kushton dhjetëra miliona të tjerë.” – tha ai.