Gazetari Lirim Mehmetaj e ka komentuar raportimin e sotëm të Drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, para Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.
Ai ka kritikuar drejtorin e policisë së nuk po e thotë të vërtetën për largimin e hetuesve të policisë që e kanë hetuar korrupsionin e pushtetit.
Pretendimet e Hoxhës se ata janë larguar me dëshirë, sipas Mehmetajt, nuk qëndrojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se jo tregon se drejtori i policisë është kthyer në marionetë të pushtetit.
“Krejt hetuesit brenda policisë që kanë qenë duke hetuar krime qeveritare janë largu, e ky po thotë që të gjithë pa përjashtim janë largu me dëshirën e tyre. Kur edhe drejtori i policisë kthehet në marionetë të pushtetit është alarm që do të duhej të na shqetësonte të gjithëve. Interesant bash qata të njëjtit që po hetonin krimet qeveritare u kapluan nga dëshira e njëjtë e largimit nga policia. Kujt po i lëshon këso fore o xhaxhi drejtor?”, ka shkruar Mehmetaj.