Analisti, Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në raportin e raportuesës për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, përmendet edhe çështja e Asociacionit.
Mehmetaj ka thënë se Asociacioni është ligj i Kosovës.
“Asociacioni është ligj i Kosovës, i arritur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe i votuar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mehmetaj.
Analisti është shprehur se Këshilli i Evropës (KiE) e ka kusht që shtetet anëtare ta zbatojnë dhe se sipas, zbatimi i këtij ligji nënkupton themelimin e Asociacionit.
Kujtojmë që të martën e 16 prillit shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Nga 171 deputetë të pranishëm, për kanë votuar 131, kundër 29, ndërsa 11 kanë abstenuar.