Lajme

Mehaj: Shtohen specialistët tanë për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara

By GAZETA SCANNER 1

January 17, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua kursi për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV).

Ai ka potencuar se janë shtuar specialistët e mirëmbajtjes të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve tona të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë.

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik , SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.