Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar Skënder Çekun, në përvjetorin e tij të 26-të.
Përmes një postimi në facebook, Mehaj thotë se Çeku veçse ishte një ushtarak i vendosur i UÇK-së, por ishte edhe një intelektual dhe aktivist i palodhur, i cili që në rininë e tij ia kushtoi jetën çështjes së madhe kombëtare.
“Sot, në 26-vjetorin e rënies heroike të gjeneralit Skënder Çeku, kujtojmë me respekt dhe krenari një prej figurave më të ndritura të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi. Skënder Çeku, biri i Qyshkut të Pejës, ishte jo vetëm një ushtarak i vendosur i UÇK-së, por edhe një intelektual dhe aktivist i palodhur, i cili që në rininë e tij ia kushtoi jetën çështjes së madhe kombëtare”, shkroi ish-ministri.
“Si një burrë trim, atdhetar, dhe një gjeneral me zemër të madhe, Skënder Çeku dha gjithçka për lirinë e Kosovës. Ai ra heroikisht në fshatin Loxhë të Pejës, por emri dhe vepra e tij do të jetojnë përjetësisht në zemrat e çdo shqiptari. Gjeneral Skënderi ishte Strategjia, zemra dhe motori i UÇK-së, një shtyllë e fortë pa të cilën UÇK-ja nuk do të kishte themel e as Logjistik. Sot, përulemi me nderim para kujtimit të tij dhe veprës së tij madhore. Lavdi përjetë heroit tonë kombëtar, Gjeneral Skënder Çeku- Skenda. Lavdi te gjithë dëshmorëve te kombi”.