14.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Mehaj kërkon sërish bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në takim me kongresistin amerikan, Ritchie Torres, ka përsëritur kërkesën e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Kërkesën Mehaj e ka bërë me dije nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”-ut.

“Duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, ka shkruar Mehaj.

Më tutje, Mehaj ka thënë se Torresi është informuar edhe për zhvillimet e Kosovës, të arriturat dhe synimet që ka për të ardhmen.

Postimi i plotë i Mehajt:

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres është mik i madh i vendit dhe populli tonë

Pas kthimit nga Kanadaja, pata kënaqësinë që të pres në takim mikun tim dhe gjithë Kosovës, kongresmenin amerikan Ritchie Torres.
Duke i dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë, Kongresmenit Torres i shpreha edhe këtë radhë falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e dhënë nga ai në Kongresin Amerikan për ne, SHBA-së si vend aleat jetik dhe popullit amerikan si komb mik yni.

Sikur edhe në takimet e mia të mëhershme me Kongresmenin Torres, edhe këtë radhë e njoftova me situatën aktuale të sigurisë në vend pas krizës në Ukrainë, dhe ndikimit destabilizues rus përmes qasjes destruktive të Serbisë kundër Kosovës dhe në përgjithësi kundër paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë.

Kongresmenin Torres, e njoftova edhe me të arriturat tona të përgjithshme, proceset aktuale zhvillimore si dhe synimet tona për të ardhmen, duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.

Ritheksova se vizioni ynë shtetëror është anëtarësimi në NATO, në aleancë të përhershme me SHBA-në, gjithmonë në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit