Lajme

Mehaj: FSK-ja është mishërim i profesionalizmit, përkushtimit dhe sakrificë

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2024

Ish-Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka uruar për Ditën e Forcës.

Përmes një postimi në rrjetin socail në Facebook, Mehaj ka thënë se FSK-ja është mishërim i profesionalizmit, përkushtimit dhe sakrificës.

‘’Dita e Forcës/ dita e ushtris së Kosovës është një moment i veçantë për të nderuar dhe festuar rolin jetik të kësaj force në mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës. FSK-ja është mishërim i profesionalizmit, përkushtimit dhe sakrificës, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë’’, ka thënë Mehaj.

Më tutje ai ka thënë se kjo ditë simbolizon jo vetëm zhvillimin dhe arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe përkushtimin e saj për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.

‘’Kjo ditë simbolizon jo vetëm zhvillimin dhe arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe përkushtimin e saj për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar. Përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, FSK-ja ka dëshmuar se është një forcë moderne, e aftë dhe e gatshme për t’u përballur me gjitha sfidat’’, thotë Mehaj.

Le të jetë kjo ditë një mundësi për të falënderuar çdo pjesëtar të FSK-së për guximin, përkushtimin dhe kontributin e tyre të paçmuar, ka shtuar më tutje ai.