Rozë

“Meghan Markle donte të bëhej ‘Beyonce e Britanisë së Madhe”, libri i ri zbulon detaje rreth saj

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2022

Meghan mendoi se do të bëhej “Beyonce e Britanisë së Madhe”, ka pohuar një burim i brendshëm në pallatin mbretëror në një libër të ri. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë pasur një marrëdhënie të trazuar me familjen mbretërore gjatë qëndrimit në Britani por dhe pas largimit drejt SHBA-së.

Përçarja midis Sussex-ëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore ka qenë në faqet kryesore të mediave gjatë dy viteve të fundit, pasi Harry dhe Meghan kanë qenë kritikë për jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar kur kanë folur me mediat amerikane që nga zhvendosja e tyre në SHBA.

Në librin “Courtiers: The Hidden Power Behind the Croën”, një person brenda pallatit mbretëror ka thënë: ‘Mendoj se Meghan mendoi se do të bëhej Beyonce e Britanisë së Madhe. Të qenit pjesë e familjes mbretërore do t’i jepte asaj një gjë të tillë.

“Ndërsa ajo që zbuloi ishte se kishte kaq shumë rregulla që ishin aq qesharake sa që ajo nuk mund të bënte as gjërat që mund të bënte si një individ, gjë që është e vështirë… Thjesht kërkonte që vendimmarrësit të uleshin përreth një tavoline dhe të thoshin, ‘OK, çfarë do të bëjmë për këtë?”

Meghan ka treguar më parë se si ndihej e bllokuar ndërsa jetonte në Britani. Në intervistën e saj me Oprah Winfrey, gruaja e prind Harry-t përshkroi zhgënjimin e saj, duke thënë se zyrtarët gënjyen për të mbrojtur anëtarët e tjerë mbretërorë në vend të Harry-t dhe saj.