Rozë

Megan Fox shfaqet me në dashurin

Aktorja amerikane Megan Fox ka bërë paraqitjen e saj në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve American Music Awards 2020, përkrah këngëtarit 30-vjeçar Machine Gun Kelly, me të cilin sipas mediave të huaja, është e lidhur prej disa muajsh.

Çifti mbrëmjen e djeshme shëndrinin me veshjen e tyre sakaq sipas mediave ata kanë qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë.  Ylli i Transformers veshi një fustan të gjelbër dhe me stoli  ndërsa Kelly u shfaq në tapetin e kuq me një xhaketë  të bardhë të hapur dhe pantallonat e shoqëruara me çizme argjendi.

Ylli hollywood-ian u nda pas dhjetë vitesh martese me aktorin Brian Agustin Green, me të cilin ka dhe tre fëmijë. Në deklaratën zyrtare për shtyp, Brian u shpreh se  për fëmijët do të kujdesej gjithmonë edhe pse të ndarë.

“Përsa i përket familjes, ajo që ndërtuam është vërtetë e bukur dhe e veçantë. Kështu që do përpiqemi të mos e humbasim. Do jemi gjithmonë një front i bashkuar për fëmijët tanë. Do të bëjmë pushime në familje”, kishte thënë aktori.