Botë

Media amerikane: Kandidati i pavarur Robert F. Kennedy Jr. po planifikon të tërhiqet nga gara presidenciale

By GAZETA SCANNER 1

August 22, 2024

Kandidati i pavarur për president të SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr. po planifikon të largohet nga gara deri në fund të javës, raportoi media amerikane ABC News, duke cituar burime të paidentifikuara.

Sipas të të njëjtave burime, ai mund të mbështesë ish presidentin Donald Trump, megjithëse shtuan se një vendim përfundimtar nuk është marrë ende.

Kennedy, 70 vjeç, djali i politikanit të ndjerë demokrat Robert F. Kennedy, e filloi fushatën e tij presidenciale si demokrat, duke sfiduar presidentin Joe Biden për nominimin.

Mbështetja e Kennedy-t ishte 4% në një sondazh të Ipsos të bërë këtë muaj.