Rozë

“Më vjen turp ta them…”, aktorja 85-vjeçare dëshiron të lidhet me një djalë të ri

By GAZETA SCANNER 1

December 02, 2023

Edhe pse është në moshën 85-vjeçare, Jane Fonta ka shprehur dëshirën e madhe që ka për t’u lidhur me një djalë 20-vjeçar. Këtë deklaratë, aktorja e famshme e ka bërë gjatë një interviste në podkastin “Absolutely Not”.

“Më vjen turp ta them këtë, por nëse do të krijoja një lidhje, ai do të duhej të ishte 20 vjeç”- tha aktorja fituese e çmimit “Oscar”.

Jane Fonta ka shpjeguar se ka zgjedhur pikërisht moshën 20-vjeçare pasi nuk dëshiron një “lëkurë të rrudhur”.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e “Agnes of God” shpreh dëshirën për të pasur një partner në moshë të re.

85-vjeçarja është një nga personazhet më të dashura në Hollywood dhe një nga më të mirat e brezit të saj. Kjo është arsyeja pse Jane Fonda i tronditi të gjithë shtatorin e kaluar kur doli publikisht dhe vendosi të fliste për sëmundjen me të cilën ishte diagnostikuar.

“Të dashur miq, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën Non-Hodgkin dhe kam filluar kimioterapinë. Është një kancer shumë i shërueshëm, tetëdhjetë për qind e njerëzve i mbijetojnë, ndaj ndihem shumë me fat”, zbuloi ajo.