Rozë

Më të dashuruar se kurrë: Erolldi dhe Diola ndajnë momente magjike bashkë

By GAZETA SCANNER 1

July 18, 2024

Erolld Belegu dhe Diola Dosti kanë bërë publike romancën e tyre disa muaj më parë dhe që atëherë kanë qenë në qendër të vëmendjes për dashurinë e tyre të madhe.

Çifti po shijon pafundësisht romancën e tyre, dhe së fundmi kanë ndarë një set fotografik të veçantë që i lë pa fjalë të gjithë.

Në këto imazhe, Erolldi shfaqet në stilin e një kauboji të vërtetë, ndërsa Diola shkëlqen si një zonjë e sofistikuar.

Në përshkrimin e fotografive, biznesmeni Erolld Belegu ka shkruar: “Lidhje e thellë, pasion i përbashkët,” duke treguar edhe një herë përkushtimin dhe dashurinë që ndajnë me njëri-tjetrin.