Këngëtarja Rina Balaj po punon vazhdimisht për projekte të reja.
Teksa po shijon suksesin e këngës që solli në bashkëpunim me reperin Elinel “Du”, tani ajo ka njoftuar se është drejt finalizimit të një tjetër projekti.
Rina ka ndarë më fansat në Instagram një pjesë të shkurtër të videoklipit ku ajo shfaqet në skena provokuese përkrah një mashkulli.
Në mbishkrimin e postimit, artistja nga Istogu ka zbuluar se kënga mban titullin “Rude & soft” dhe pritet të lansohet këtë të premte, më 24 nëntor.
“Jam shumë e emocionuar që më në fund të ndaj me ju këtë projekt të mrekullueshëm, e premte, ora 18:00 “Rude & soft”, ka shkruar Rina.