Lajme

Më shumë se 1 mijë gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 339 gjoba trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion, përcjell Scanner.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 aksidente me të lënduar ndërsa 18 aksidente me dëme materiale.