Imer Imeri, ish-aktivisti i LDK-së, e ka pranuar në Hagë se është i pajisur me armë brezi.
Këtë ai e bëri të ditur pas pyetjes nga avokatja e Jakup Krasniqit.
Ai deklaroi se armën së pari ia kanë dhënë hetuesit e UNMIK-ut, EULEX-it e pastaj të qeverisë tonë, pa treguar të cilës qeveri.
“A keni një armë brezi të cilën ua kanë dhënë hetuesit e EULEX-it?”, pyeti avokatja e Krasniqit.
“Ma së pari hetuesit e UNMIK-ut, pastaj të EULEX-it, tash ma jep qeveria jonë”, u përgjigj ai.