Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, konsideron se për sa kohë kryeterorristi Milan Radojçiq mbetet ende në liri në Serbi, nuk përjashtohen edhe sulme të reja ndaj vendit.
Por, siguron Maqedonci, Forca e Sigurisë së Kosovës “mbron territorin dhe qytetarët” e Kosovës.
‘’Përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij vazhdon të jetë i lirë. Përderisa nuk ka një llogaridhënie nga Serbia, ne konsiderojmë që mund të ketë [sërish sulme të tilla]. Ne përgatitemi që të ballafaqohemi me çdo rrezik. Jemi të gatshëm që ta mbrojmë territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës’’, tha Maqedonci në RTV21.