Lajme

“Me pas mujt u kishim dërgu raketa për UÇK-në”, Gjergj Dedaj kapet’ me Haxhiun

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2023

Ish-ambadasori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, gjatë një paraqitje në emisionin Pressing në T7, ka treguar për të treguar për vizitën e tij në fshatin Qirez të Drenicës gjatë kohës së luftës së Kosovës, së bashku me një delegacion prej 13 vetave.

Haxhiu reagoi duke thënë se vizita ishte për të kërkuar dorëzimin e armëve nga UÇK-ja, por Deda mohoi këtë pretendim duke e quajtur atë një gënjeshtër.

Ai tha se asnjë anëtar i delegacionit të tij nuk ka përdorur fjalë për dorëzim të armëve.

Në përgjigje, gazetari Haxhiu ia ktheu duke thënë se nuk ia fal vetëm fjalën “gënjeshtër” nga të gjitha ato që i tha Deda, por ia bëri hallall të gjitha të tjerat.

“Absolutisht, jo 100% por po gënjen 200%. Është një gënjeshtër që nuk i bën favor askujt, e as më pak një gazetari e publicsti të profilit të zoti Haxhiut. Asnjë anëtar i këtij delegacioni nuk e ka përdorur asnjë fjalë që thotë të dorëzohen armët.” – tha ai.

“Me pas mujt u kishim dërgu raketa, avionë e tankse. Kështu vetëm krijojmë probleme. Unë jam këtu ta ndërtojmë të vërtetën me cdo kush dhe krejt ato trillime e të pavërteta nuk i lejoj. Unë jam këtu që të mos lejoj askënd të gënjej publikisht për asnjë gjë.” – ka thënë Dedaj.

“Të vetmen gjë që nuk ja fali tash zotëri Gjergj Dedajt është fjala “gënjeshtër”. Të tjerat ia bëj hallall.” – tha Haxhiu.