Në lidhje me vrasjen e një personit dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në lokalin Bon Vivant në Prishtinë, ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.
Ai është shprehur i pakënaqur me mos ndëshkimin e personave që kanë vepra penale.
“Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?! Me ‘komandanta’ u rahatuam më në fund, se bonën pare, mangupat na mbetën në qafë edhe kësaj dite. Njerz me nga 10 vepra penale enden të lirë në kryeqytet edhe gjithmonë ndër gastronomë dëgjohet llafi që ‘kur sun i ka bo kurgjo shteti çka kom me i bo UNE?”, ka thënë ai mes tjerash.
Tutje ai ka apeluar që të prioritizohet Ligji për Armëmbajtje.
“Apeli jonë është që gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg, policia me kriju raporte bashkëpunuese me gastronomët, me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njesitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji pëer ARMËMBAJTJE ME QENË PRIORITET, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200m largë stacionit kryesorë të Policisë në KOSOVË”, ka shtuar ai.
Në vijim mund të gjeni deklaratën e plotë të kryetarit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi:
Pikë së pari ngushëllime familjes Ramadani, jeta është e shenjtë dhe kërkush s’ka të drejtë ta marrë atë 😢
Është hera e shumtë me radhë që gastronomia luan rolin e fushë betejës të shumë problematikëve, jemi vetë ne gastronomët që jemi kujdestarë, doktorë, psikologë, policë e gjithçka tjetër për njerëzit që kanë probleme, ose që qerojnë hesape në bizneset tona (bizneset që ushqejmë veten dhe familjet prej tyre).
Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?!
Me ‘komandanta’ u rahatuam më në fund, se bonën pare, mangupat na mbetën në qafë edhe kësaj dite.
Njerz me nga 10 vepra penale enden të lirë në kryeqytet edhe gjithmonë ndër gastronomë dëgjohet llafi që ‘kur sun i ka bo kurgjo shteti çka kom me i bo UNE?’.
Zgjidhje absolute për ketë mentalitet nuk ka, minimizim të rasteve besojmë fuqishëm se po.
Apeli jonë është që gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg, policia me kriju raporte bashkëpunuese me gastronomët, me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njesitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji pëer ARMËMBAJTJE ME QENË PRIORITET, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200m largë stacionit kryesorë të Policisë në KOSOVË.
Prishtinë edhe një herë ta thyem zemrën, ta prishëm rendin e qetësinë me sjellje primitive, të vnumë shaminë e zezë.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të të vrarit dhe të plagosurve.