Sport

“Më godiste natën, pa asnjë arsye”, ish – shoku i ekipit flet për Ibrën

Në kohën e Ajax-it, qysh i ri, Zlatan Ibrahimovic i tregoi të gjitha; personalitetin dhe egërsinë e tij brenda dhomës së zhveshjes. Konfirmimi vjen nga ish-shoku i skuadrës, Steven Pienaar, shpesh shok dhome me kampionin suedez.

I intervistuar nga “Athletic”, ish-mesfushori kujton netët e kaluara në shoqërinë e Ibrës, mes goditjeve dhe lojërave në “playstation”: “Zakonisht e kam ndarë dhomën me atë dhe Van Der Vaart. Unë dhe Zlatan i kishim shtretërit afër, n andante një hapësirë e vogël. Ndonjëherë, pa asnjë arsye, ai do të fillonte të më godiste natën. Nuk e di pse, por në përgithësi ishte djalë i mirë. Shpesh kemi luajtur në “playstation”. Kemi histori dhe kujtime të mira”.

Pienaar më pas tregon atë natë, kur një zjarr shpërtheu në hotel dhe Zlatan e detyroi të merrte valixhen e tij: “Në një orë të mëngjesit, doktori na zgjoi, duke na thënë se një zjarr kishte rënë pikërisht nën dritaren tonë. Duhej të merrnim çantat tona dhe të dilnim nga dhoma. Mora çantën time, por Zlatan tha: Mos ik, duhet të marrësh edhe valixhen time. Pastaj u kthyem përsëri për të fjetur, por pastaj qëndrova me një sy hapur”.