5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

“Me e çu djalin në punë e me ma kthy në sënduk”, babai i të riut që u vra në kazino flet pasi dorasit i ulet dënimi në 25 vjet

- Advertisement -

Familjarët shprehen të zhgënjyer me vendimin për ulje të dënimit ndaj dorasit të Jetmir Aliajt, bëjnë të ditur se do të kërkojnë rivendosjen e drejtësisë.

Jeton me dhimbjen e mungesës së të birit.

Dënimi i përjetshëm që iu bë vrasësit që ia privoi nga jeta djalin, ia kishte lehtësuar sadopak dhimbjen Halit Alijajt.

Por dhimbjen po ia rikthen vendimi i fundit në lidhje me dorasin e Jetmirit.

Reduktimi i dënimit ndaj Shefki Spahiut, dorasit të Jetmir Alijajt, do të thotë hiç më pak se zhytje në mërzinë e tre viteve më parë.

“Qysh bre me ma vra djalin. Me e çu djalin në sabah në punë e me ma kthy masdite në sënduk. Kjo është tmerr për neve, që s’u mbush ky popull kurrë mend”, është shprehur babi i Jetmirit të vrarë.

Njëjtë sikurse babai, mendon edhe vëllai i të ndjerit, sipas së cilit vendimi në fjalë do duhet të rishqyrtohej.

Kazino ku punonte i ndjeri tash e sa kohë është kthyer në një dyqan rrobash, ndërsa shtëpia ku ai së bashku me familjen jetonin, tashmë ka mbetur pa banorë.

Axha, komshiu i parë i tyre, tregon që tash e sa kohë, familjarët e Jetmir Alijajt jetojnë në Prizren, ndërsa vetë ai shprehet i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Supreme për lehtësimin e dënimit ndaj Shefki Spahiut.

T7 gjatë ditës tentoi të kontaktojë edhe me familjen e Spahiut, por të njëjtit ishin të paqasshëm.

Jetmir Alijaj u vra më 17 mars të vitit 2019 teksa ishte duke e kryer punën e tij në një kazino.

Për vdekjen e tij, ishte vendosur dënim i përjetshëm ndaj Shefki Spahiut, por rishqyrtimi i vendimit gjatë së hënës rezultoi në ulje të dënimit në vetëm 25 vite burg.

VIDEO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit