Ballina

Më 30 tetor, KS i OKB-së debaton për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

October 04, 2024

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 30 tetor.

Kështu është vendosur në agjendën e KS të OKB-së.

Këtë informatë e ka shpërndarë Pascale Christine Baeriswyl nga Zvicra, e cila mban presidencën e radhës të organit prej 15 anëtarësh për tetor.

“Do të ketë gjithashtu ‘pjesëmarrje të nivelit të lartë’ në konferencën e 30 tetorit mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”, tha ndër të tjera zvicerania.

Si rëndom, shtetet anëtare të KS të OKB-së duhet të pranojnë një raport, i cili do të prezantohet në seancë nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Carolyn Ziyade, Shefja e Misionit të UNMIK-ut.

Seanca e fundit në të cilën është diskutuar raporti gjashtëmujor është mbajtur më 22 prill ku Kosova ishte përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.