Teknologji

Më 28 tetor, Facebook do të ndryshojë emrin

Facebook, i cili kohët e fundit, ka qenë në qendër të shumë skandaleve që lidhen me të dhënat e personave të regjistruar në gjigandin social dhe shumëçka tjetër, duket se ka vendosur të ndryshojë emrin.

Platforma e lajmeve “Verge” raporton se Facebook planifikon të ndryshojë emrin e kompanisë dhe kështu të përmirësojë imazhin e tij. Duke kujtuar se platforma e rrjeteve sociale Facebook, e cila gjithashtu përfshin WhatsApp, Instagram dhe Oculus, ka të njëjtin emër. Emri i ri do të zbulohet më datë 28 Tetor nga shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg në konferencën vjetore në Connect.

Nuk ka ende detaje rreth alternativave të mundshme të emrit të ri, mirëpo një lëvizje e tillë mund ta distanconte Facebook nga skandalet aktuale. Megjithatë, nuk dihet ende ndikimi që do të ketë te përdoruesit.