Botë

McConnell konfirmon që nga nëntori do ta lë pozitën e kreut të republikanëve në Senat

By GAZETA SCANNER 1

February 28, 2024

Republikani i lartë i Senatit të SHBA, Mitch McConnell, të mërkurën ka konfirmuar se në nëntor do të tërhiqet  nga roli i tij drejtues.

Me këtë ai i jep fund mandatit rekord në krye të republikanëve, raporton Reuters.

McConnell i cili ka përfaqësuar Kentuckyn në Senat që prej vitit 1985, ka qenë në krye të partisë që prej vitit 2007.

“Javën që shkoi mbusha 82 vjet. Fundi i kontributit tim është më afër sesa që unë parapëlqej”, ka thënë McConnell në Senat, derisa zëri i ndërpritej mes emocionesh. “Ati kohë mbetet i pamposhtur. Nuk jam më ai burri i ri i cili ulet pas duke shpresuar që kolegët ta mbajnë mend emrin tim. Është koha për gjeneratën e re të udhëheqësisë”.

Mandati i tij shkon drejt 17 vjetësh si kreu i partisë në Senat, që është koha më e gjatë që ka shërbyer dikush në këtë pozitë.