Sport

Mbyllet pa fitues derbi i ‘çmendur’ mes Sevillës dhe Salzburgut

Sonte (e martë) u zhvillua një takim shumë interesant mes Sevillës dhe RB Salzburgut, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja ishte e ‘çmendur’ me dy skuadrat që zhvilluan super takim, që në fund përfundoi me rezultatin 1 – 1.

Vetëm në pjesën e parë u akorduan katër penallti, dy të cilat përfunduan në gol, kurse dy të tjera ishin të pasakta.

Salzburg fillimisht kishte mundësinë të kalonte në epërsi, por Adeyemi dështoi nga pika e bardhë.

Pastaj, ishte Sucic që shënoi nga penalltia për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.

Salzburg kishte edhe penalltinë e tretë, por që Sucic nuk arriti ta realizoi.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ivan Rakitic barazoi rezultatin, që gjithashtu shënoi nga pika e bardhë.

Për Sevillën gjërat pastaj u vështirësuan kur En Nesyri mori kartonin e dytë të verdhë, andaj u ndëshkua me të kuq.

Pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk i finalizuan aksionet, kështu që ndanë nga një pikë.

Salzburg momentalisht është lider në grupin G me një pikë, derisa Sevilla renditët e dyta. /Lajmi.net/