Lajme

“Mbroni gjuhën shqipe nga Kurti”: Miftaraj thirrje akademikëve dhe intelektualëve shqiptarë në Maqedoni

By GAZETA SCANNER 1

November 19, 2024

Juristi Ehat Miftaraj ka shtruar pyetjen “se çka po i pengon” Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut, pas një deklarimi skajshmërisht kontraverz që bëri dje në konferencë për shtyp të përbashkët me homologun maqedonas, Hristjan Mickoskin, ku relativizoi – deri në nivel cinik – rrezikun që i kanoset shqipes si gjuhë zyrtare; e kumadje Kurtoi mohoi në rend të parë se është gjuhë zyrtare.

Miftaraj u bëri thirrje intelektualëve dhe akademikëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut të mbrojnë gjuhën shqipe nga Kurti në Maqedoni të Veriut duke shtruar pyetjen edhe se pse kryeministri kosovar, sipas tij, po vepron kundër interesave të shqiptarëve.

Postimi i Miftarajt:

Po gjuha shqipe ne Maqedoni cka po i pengon Albin Kurtit?

Pse cdo veprim qe e merr eshte ne kundershtim me interesat e shqiptareve ne rajon?

Secili intelektual apo akademik shqiptare ne Maqedoni do te duhej te reagonte dhe te mbronte gjuhen shqipe nga kryeministri i Kosoves.