Botë

Mbreti i Jordanisë: Izraeli ka kryer krime lufte

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2023

Mbreti i Jordanisë ka përsëritur pretendimet se Izraeli ka kryer krime lufte brenda Gazës që nga 7 tetori.

Mbreti Abdullah tha se fushata ushtarake e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Gaza dhe operacionet në Bregun Perëndimor “mohojnë vlerat njerëzore dhe të drejtën e jetës”.

Ai deklaroi se rrethimi izraelit në enklavën që kufizoi hyrjen e ilaçeve, ushqimit, karburantit dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, përbënte shkelje të Konventës së Gjenevës.

“Këto janë krime lufte… ne nuk mund të heshtim,” shtoi Abdullah.