Lajme

Mbledhja elektronike e Qeverisë: Ndahen 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese për Regjistrimin e Popullsisë

By GAZETA SCANNER 1

February 27, 2024

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, ku ka miratuar ndërjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.

Gjithashtu në këtë mbledhje sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, janë miratuar edhe katër rregullore.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar:

Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar;

Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë;

Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil;

Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil;

Kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.