Kult

“Mbijetesa dhe shkolla”, i regjisorit Ilir Kabashi, merr Çmimin e Kritikës në Singapor

Filmi dokumentar:”Mbijetesa dhe shkolla”, vlerësohet me Çmimin e Kritikës në Festivalin e Filmit: “World Film Carnival” të Singaporit.


Deri më tani, filmi ka marr pjesë në 11 festivale në vende të ndryshme dhe ka fituar 6 çmime.
5 herë është vlerësuar si-Dokumentari më I Mirë dhe këtë herë me çmimin e kritikës në Singapore.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.


Producent dhe skenari: Nuhi Bytyçi
Regjisor: Ilir Kabashi
DOP:Bekim Qyqalla
Muzika:Shkodran Tolaj
Sinopsisi
‘Mbijetesa dhe shkolla’
Është një tregim I bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Një shkollë najloni e ndërtuar në malet e Berishës që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth.
Fate njerëzish që shihen në harkun 20 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtsisht të ndryshme, na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.