Lajme

Mbi tri orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë

By GAZETA SCANNER

January 03, 2025

Përfundimi i festave të fundvitit ka bërë që kufijtë tokësorë të vendit të ngarkohen në dalje.

Kjo pasi bashkatdhetarët tanë po marrin rrugën për në vendet e tyre ku jetojnë në Perëndim.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi 3 orë (200 minuta).

Pritje ka edhe nëpër pikat tjera kufitare të Kosovës me Serbinë, si te Dheu i Bardhë (30 minuta në dalje dhe 50 minuta në hyrje), Jarinjë (50-60 minuta si në dalje, ashtu edhe në hyrje), Bërnjak (10-30 minuta në dalje), Muçibabë (40 minuta në dalje) dhe Mutivodë (30-40 minuta në dalje).

Në pikat tjera kufitare të Kosovës me vendet tjera, pritjet janë maksimumi 5 minuta, si në dalje, ashtu edhe në hyrje.