Qeveria ukrainase ka pretenduar se më shumë se 88 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftë deri më tani.
Nga qeveria poashtu thonë se deri më 29 nëntor, 88 mijë e 380 ushtarë rusë janë vrarë dhe 280 avionë dhe 261 helikopterë janë shkatërruar.
Të premten e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin foli me një grup nënash të ushtarëve rusë që u dërguan për të luftuar në Ukrainë dhe u tha atyre se djemtë e tyre nuk kishin vdekur më kot.
Qindra mijëra rusë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, duke përfshirë disa nga më shumë se 300 mijë të thirrur si pjesë e një mobilizimi të shpallur në shtator.