Kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se 6 mijë e 43 qytetarë kanë konvertuar patentë shoferët nga ilegale në ato të Kosovës.
Sipas tij, procesi ka shkuar mirë ndërsa kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundim të afatit.
“Procedurat kanë shkuar mirë, rreth 6043 qytetarë serb i kanë konvertuar patentë shoferët nga ilegal në atë të Republikës së Kosovës dhe procesi përfundon edhe tri ditë. Procedurat kanë qenë të lehtësuara, veçse është dashur ta ketë patentë shoferin e strukturave ilegale dhe të ketë letërnjoftim të Republikës së Kosovës, më pastaj ka vazhduar procesi deri në pajisjen me atë të Republikës së Kosovës”.
“Edhe ata qytetarë të cilët e kanë pasur të konfiskuar patentin e konfiskuar nga Policia, iu është mundësuar të shkojnë dhe të paraqiten në qendër dhe të aplikojnë për të Kosovës. Ne i kemi të gjitha veprimet që serbët në veri të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të pajisen me dokumente dhe me të gjitha të drejtat e tyre që u takon. Si Agjenci e Regjistrimit Civil i kemi ofruar të gjitha shërbimet nëpër komuna në një vend”, ka thënë Camaj.