Lajme

Mbi 30 mijë euro Kuvendi e Presidenca ndajnë për mobilje e lule

By GAZETA SCANNER 1

May 17, 2023

Për gjelbërimin e oborrit, Kuvendi ka ndarë 30 mijë euro. E presidenca dhe zyra e kryeministrit, ndan mijëra euro të tjera për blerje të inventarit dhe furnizime për aktivitete protokollare.

Institucione e Kosovës kujdesen edhe për ambientet e jashtme të tyre.

E njëri nga ta, Kuvendi i Kosovës ka ndarë mijëra euro për gjelbërimin e hapësirave të jashtme.

“Furnizim me lule, drunj dekorativ dhe mbjellja e tyre për gjelbërimin e oborrit, gjithsej 44 pozicione. Vlera e parashikuar 30 mijë euro”.

Të herë pas hershme, paraqiten edhe nevojat e institucione për ndërrim inventari apo furnizim me to për aktivitete protokollare.

Si të tilla, i ka vlerësuar edhe presidenca, për furnizime që kapin vlerën e mijëra eurove.

“Furnizim me tavolina të punës dhe karriga për nevojat e ZPRK-ës, në vlerë 7 mijë 929 euro. Furnizim me mobilje për nevojat e ZPRK-ës për aktivitete protokollare, në vlerë 8 mijë 496 euro”

Vargut të furnizimeve për aktivitete protokollare, i bashkohen edhe disa vepra për fëmijë dhe lëngje vendore bio, nga afro 1 mijë euro secila.

Me karrige, kolltuqe e televizorë u pajis edhe Zyra e Kryeministrit, përmes tenderimit, që kap shifrën e mijëra eurove.