Në të gjitha komunat e vendit është duke vijua procesi i konvertimit të patentë shoferëve, nga ilegal serb, në sosh “RKS”.
Sipas njoftimit të zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë ditës së sotme janë parashtruar 168 kërkesa.
Më së shumti kërkesa sot pati në Leposaviq, ku 59 serbë kërkuan t’i konvertojnë patentë shoferët.
Në Mitrovicë të Veriut u parashtruan 37 kërkesa, në Zubin Potok 34, ndërkaq 27 në Zveçan.
Nga dy kërkesa janë parashtruar në Istog e Mitrovicë, teksa nga një kërkesë ka pasur në Lipjan e Rahovec.
Pesë kërkesa janë parashtruar në Graçanicë.
Deri më tani, sipas të dhënave që ka ndarë Elshani, 3223 qytetarë kanë kërkuar të bëjnë konvertim të patentë shoferëve.
Procesi i konvertimit ka nisur nga 9 maji dhe do të zgjasë deri më 9 gusht.