BotëKoronavirusi

Mbi 1500 vdekje ditore nga Covid-19, rekord në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar sot 1564 viktima ditore nga Covid-19 duke reagjistruar kështu shifrën më të lartë që nga nisja e pandemisë.

Rritja e mëparshme më e lartë e viktimave ishte 1,325, e cila u raportua në 8 janar.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britaninë e Madhe brenda 28 ditëve ka arritur 84,767.

47.525 raste të tjera me koronavirus i janë shtuar të dhënave të qeverisë për koronavirusin, duke e çuar në 3 211 576 numrin e të infektuarve në vend.

Numri ditor i vdekjeve
Numri ditor i infektimeve
Infektimet që nga muaji gusht