Lajme

Mbi 121 mijë aplikues për subvencionimin e teksteve shkollore, Nagavci jep detaje

By GAZETA SCANNER 1

August 17, 2024

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se deri më tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121 mijë e 200.

Sipas Nagavcit, nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar.

“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, tha Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka vendosur që edhe këtë vit subvencionimi për blerjen e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore do të subvencionohet sikur vitin e kaluar. Megjithatë, nuk e di se sa do të jenë çmimet e librave dhe as kosto e përgjithshme që do t’i kushtojë ministrisë për këtë subvencionim.