Lajme

Mbi 1 miliard euro remitenca nga diaspora më 2023, gati gjysma erdhi nga Gjermania

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

Një këngë shumë e njohur në rrjete sociale, thotë se Gjermania “vllazën nuk është si përpara”. Megjithatë, një gjë mbetet e njejtë: diaspora kosovare në Gjermani vazhdon të dërgojë shuma të mëdha në vendlindje.

E gjithë diaspora gjatë vitit 2023, sipas institutit GAP, ka dërguar 1.3 miliardë euro.

Ndërsa në vendin e parë është diaspora kosovare në Gjermani që ka dërguar mbi 500 milionë euro. E dyta renditen diaspora nga Zvicra.