Lajme

Mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

February 04, 2024

1 mijë e 626 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në statistikat e përgjithshme të policisë bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë arrestuar tetë persona dhe katër janë dërguar në mbajtje.