Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson ka thënë se sulmi i Iranit kundër Izraelit “ka gjasa të shpaloset brenda disa orësh”.
“Presidenti Biden po përditësohet rregullisht mbi situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë, dhe ekipi “është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe partnerë dhe aleatë të tjerë”, thuhet në deklaratë.
Watson ripohoi qëndrimin e presidentit Biden se “mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt” dhe se Shtetet e Bashkuara “do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”. /CNN/