Lajme

‘Mbase 93% i kanë deklaruar musliman’ – Syla skeptik: Feja ma e madhe e kosovarëve është bankomati

By GAZETA SCANNER

December 19, 2024

Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla nuk e sheh si refleksion real atë që doli në censusin e fundit të Kosovës, mund të jenë të deklaruar të tillë por e sheh vetëm si nominale për shumicën.

Syla qartë nuk sheh përputhje mes asaj besimtarit praktikues të religjionit dhe asaj që deklarohet. Kjo pasi kemi parë se ka mospërputhje nga ata që deklarohen e qartë shihet se me rite janë larg, aq larg sa pretendimi konsiderohet qesharak në publik.

“Mbase 93% i kanë deklaruar musliman… aty besoj se është edhe Santiana e BB me sexhade e përfshire… duke pasuar plotë të tjerë nga Reperat e Rokerat me tatuja e me mjekrra pa musteqe.”

Tjera motive konsideron Syla për devotshmërinë e deklaruar të kosovarëve. Sikur të kishte një kosto, posaçërisht financiare kjo do të ishte test i vërtetë.

“Mendoj se kjo devotshmëri islamike duhet të paguhet me ligj 1% e të ardhurave të tyre të japen për anëtarësi dhe vakëf… shpejt kështu jam i bindur qe do të ndërroj përqindja fetare shpejt dhe në formë rapide. Feja ma e madhe e kosovarëve është bankomati. Që thotë miku jem Shpend Limoni, ma du me pa 100% musliman Kosovën se me ma jep dynjanë.”

Në fund Syla njoftoi se i gjithë procesi i regjistrimit ka shkelje të rënda që pritet të dalin në publik.