Sport

Mbappe pas nënshkrimit me Realin: Një ëndërr e bërë realitet

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2024

Kylian Mbappe u shpreh tejet i lumtur për kalimin tek Real Madridi.

“Një ëndërr e bërë realitet”, tha francezi pas zyrtarizimit.

Mbappe theksoi se “askush nuk mund ta kuptojë se sa i ngazëllyer është ai në këtë moment”.

25-vjeçari i falënderoj tifozët madrilenë.

“Mezi pres t’ju shoh”, shtoi ai.

25-vjeçari tek ‘mbretërit’ transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me skuadrën nga kryeqyteti francez, skadon në fund të muajit qershor.

Kylian Mbappe, pritet të fitojë një pagë prej 15 milionë eurove në vit, teksa Real Madridi do të paguajë një shumë prej 100 milionë euro si bonus.