Sport

Mbappe: Do të më pëlqente të luaj me Ronaldon

By GAZETA SCANNER

December 19, 2024

Sulmuesi Kylian Mbappe thotë se Cristiano Ronaldo së bashku me Lionel Messin janë legjenda të futbollit, ndërsa do t’i pëlqente të luante pranë portugezit.

Edhe pse vetëm 25-vjeç, Mbappe ka luajtur me disa nga me më të mirët e futbollt, megjithatë jo me atë që është idhulli i tij, Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për “BeIN Sport”, Mbappe është pyetur për Ronaldon ndërsa shprehu dëshirën që të luante pranë tij, edhe pse e pranoi se është e vështirë të ndodhë.

“Natyrisht që do më pëlqente të luaj me Cristiano Ronaldon, është gjithmonë ndjenjë e mirë kur luan me lojtarë të shkëlqyeshëm, siç është ai apo Leo Messi. Kur flasim për Cristianon, flasim gjithmonë edhe për Messin. Por, jam i kënaqur sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Messi, Neymar, Pogba, Griezmann, Benzema…”.

Mbappe ndër të tjera shtoi se asnjëherë s’ka pritur të luajë me Messin, të cilin e vlerësoi unik njësoi si portugezin.

Mendoj se do të ishte e bukur nëse do të luaja me Ronaldon, por tash është më e vështirë. Kam luajtur kundër tij disa herë, është një legjendë e këtij sporti. Kam raport të shkëlqyer me Messin. Nuk e kam menduar kurrë se do të luaja bashkë me të. Është unik si ‘CR7’ dhe mendoj se ndonjëherë e banalizojmë kur flasim se cili është më i miri. Janë legjenda të sportit”.

Përndryshe, ai realizoi në fitoren 3:0 ndaj skuadrës meksikane Pachuca, duke ngritur trofeun e dytë që kur iu bashkua Real Madridit.