Sport

Mbappe afër Realit, kanë mbetur veç hapat formal për nënshkrim

By GAZETA SCANNER 1

May 10, 2024

Kylian Mbappe të premten për herë të parë ka thënë publikisht se në fund të sezonit do të largohet nga Paris Saint-Germain.

Siç njofton gazetari sportive, Fabrizio Romano, Mbappe pritet që së shpejti t’i bashkohet Real Madridit, ku kanë mbetur vetëm hapat formal drejt nënshkrimit me “mbretërit”, kontratë e cila pritet të nënshkruhet pas finales së Champions League.

Ndërsa, PSG-ja ka vlerësuar se me largimin e Mbappes i ka “kursyer” më shumë se 200 milionë euro, e cila përfshin një zgjatje të kontratës së Mbappes, e cila nuk do të ndodhë dhe gjithashtu bonuset.