Se nga i ka lidhur e qysh i ka lidhur ato fjali, askush s’e di. Por, Hysamedin Feraj, i vetëmbajtur për filozof dhe këshilltari i Kryeministrit ët Kosovës, Albin Kurti, ka bërë disa shkarravina politiko-logjike në rrjetin e tij në Facebook.
Pa pasur nevojë që Nacionale të lëshohet në përmbysjen e logjikës së këshilltarit në fjalë, lexojeni vetë të dashur lexues.
Postimi i Ferajt:
Siç po flitet:
Serbia po arrin t’u vendos kushte Francës, Italisë e Gjermanisë, dhe këto pastaj Kosovës.
Si arrin Serbia t’ua ndryshoj vullnetin e qëndrimin e lirë, u takon atye popujve ta njohin dhe vlerësojnë.
Serbia ka kuptuar pafuqinë e vet të drejtpërdrejtë kundër Kosovës, prandaj i duhet ndërhyrja e të tjerëve, të fuqishëm ndaj Kosovës, të dobët ndaj Serbisë! Më sakt të vetdobësuar.
Kosova duhet të ndjehet krenare për dinjitetin dhe sovranitetin e vet më të fortë ndaj Serbisë sesa ato vendet që, nën presionin ose mashtrimin serb, braktisin sovranitet e vullnet.
Duke ditur se liria, sovraniteti, dinjiteti ka çmim, të padrejtë, të palegjitimuar,
Vazhdojmë të qëndrojmë!