Ekonomi

Mazreku takon kryetarin e Prizrenit, flasin për sigurinë e punishteve

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku së bashku me bashkëpunëtorë ka takuar kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj ku më të ka diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të komunës së Prizrenit dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, raporton Scanner.

Mazreku ka kërkuar nga kryetari Totaj që gjatë procedurës së lëshimit të lejeve ndërtimore, ndërtuesit t’i obligoj që të sigurojnë punishtet, pasi që deri më tash nuk është numri i vogël i punëtoreve, por edhe palëve të treta që kanë vdekur, apo edhe lënduar duke kaluar pranë punishteve në tërë vendin.

Në anën tjetër kryetari Totaj ka mirëpritur ketë ide, e ku në ditët në vijim pritet të ketë hapa konkret, pasi që e njëjta do të diskutohet edhe në Kuvendin Komunal të Prizrenit