Lajme

Mazreku: Me Agim Ramadanin jemi ndarë më 10 prill, sulmi kur u thye kufiri s’ishte i momentit

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2023

Ibish Mazreku, ish-eprori në betejën e Koshares ka folur në 24-vjetorin e vrasjes së Agim Ramadanit, i njohur edhe si Katana.

Ai foli për përvojën e tij që e kishte me Agim Ramadanin, ku tha se formacionit iu është bashkuar rreth datës 20 mars të 19999-tës e deri më 10 prill.

“Bashkërisht me Agimin kemi qenë grupi i forcave “Komando – Delta”, e bashkë me Anton Çunin si komandant, ku kemi qenë më datë 9 dhe 10 bashkërisht ndërsa më 10 prill jemi nda. Më 11 prill ne kemi vazhduar në një drejtim tjetër, ndërsa komandant Agimi ka vazhduar në një drejtim tjetër”, është shprehur Mazreku në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për sulmin e 9 prillit të vitit 1999, ku është thyer kufiri shqiptaro – shqiptar, për të cilin sulm tha se nuk ishte i momentit, por i planifikuar mirë.

“Sulmi i 9 prillit nuk është i momentit, sepse janë bërë disa përgatitje paraprake pastaj është bërë një plan konkret, do të thojsha nga ekspertët ushtarakë siç janë komandant Agimi, Rrustem Berisha si komandant i brigadës, Anton Çuni si ish-komandant i Deltas, Sali Cekaj dhe eprorëve të tjerë. 9 prilli është një datë që pas të gjitha këtyre përgatitjeve, kemi filluar në mëngjes sulmin. Kam pasur fatin që më 9 prill të jem me grupin e ushtarëve të komandos Delta”, është shprehur Mazreku.