Lajme

Mavraj për kauzat e Kurtit: Mërzitet me njërën, e lë, pastaj e merr tjetrën, asgjë s’po shkon në fund

By GAZETA SCANNER 1

June 29, 2023

Publicisti Muhmet Mavraj, ka folur për kryeministrin Kurti, me të cilin dikur ishin miq.

Ai në emisionin “Frontal” të T7 ka thënë se Kurti ka luajtur me disa karta, nacionaliste dhe të të fortit.

Sipas tij, Kurti mërzitet me një kauzë pastaj e lë dhe e merr tjetrën.

“Shkurtimisht po thojmë, ky s’është ai për nga natyra që e kom njoft unë, dhe veçanërisht jo ai ai që luan me karta nacionaliste ose kartën e të të fortit. Por si profil, është shumë më tolerant sesa unë dhe tjerët në raport me joshqiptarët, pra jo vetëm me serbët por edhe me të huajt. Tani pas luftës ndodhën këto transformimet, loja me disa karta, kartën e bashkimit kombëtar, një tjetër pastaj një tjetër. Mërzitet me njërën e len, pastaj e merr tjetrën, asgjë nuk po shkon deri në fund, nuk ka konsistencë në politika. Dhe ky mandat është krejtësisht diçka e re me këto zhvillime, në krahasim me ato pikat kyçe apo kritike të programit të tij. Këtu s’ka asgjë të bëjë me punësim, drejtësi, zhvillim ekonomik. Ne po shohim komplet diçka tjetër, po shohim tensione, konflikte, spastrim etnik të shqiptarëve, shkelje të kushtetutës, shpërfillje të gjykatës”, ka thënë Mavraj.