Ekonomi

Matoshi vendos gurthemelin e Parkut Rekreativ në Busavatë

Në Busavatë të Kamenicës, ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të Parkut Rekreativ që kap vlerën rreth 70 mijë euro.

Matoshi është shprehur i lumtur që po investojnë në krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe rekreative për fëmijët e këtij fshati.

“Në këtë fshat kanë munguar investimet, aktivitetet sportive dhe rekreative, kurse me këtë projekt do të bëhet rregullimi i ambientit, do të këtë ulëse, shëtitore, hapësira për sport dhe rekreacion, si dhe ndriçim publik për fshatin”, ka thënë ai.

Për këtë projekt në emër të banorëve të fshatit ka folur Gani Maliqi i cili ka thënë se “ministri Matoshi është i vetmi nga institucionet që po përkujdeset për këtë fshat”.